No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Reja: Fitore e rëndësishme, menduam edhe për Anglinë!

Reja: Fitore e rëndësishme, menduam edhe për Anglinë!

Edoardo Reja në mikrofonin e Supersport e analizoi kështu suksesin e kuqezinjëve në Andorra, duke vlerësuar paraqitjen e Shqipërisë sidomos në 45 minutat e para.

“Isha shumë i kënaqur në pjesën e parë, bëmë aksione të bukura. Mund të shënonim më përpara. Në pjesën e dytë vuajtëm rreth çerek ore, Andorra është një skuadër e vështirë, pasi të bën shumë presing dhe të krijon tension. Të kënaqemi më këto tre pikë, jam i kënaqur edhe me 0-1. Janë tre pikë të rëndësishme, të shohim përpara me besim.Kemi luajtur me 5 lojtarë në fazën sulmuese, por duhet të kemi edhe karakteristika force, jo vetëm teknikë. Do shfrytëzoj në maksimum këtë grup, më pas do i jap hapësira edhe të rinjve. Kalendari është i ngjeshur, do përdor rreth 20 lojtarë në këto tre ndeshjes. Të shohim nëse do të dalë ndonjë element”.

“Ishte e vështirë për sulmuesit tanë, Andorra luajti me 5 pas dhe nuk la hapësira. Zgjidhjet duhet të krijojnë hapësira në situata të tilla. U përpoqëm në krah, sidomos në krahun e majtë me Lenjanin. Ishim më të pastër në krahun e majtë dhe disi më të pisët në krahun tjetër. Ishim pak efikas në sulm, por ishte ndeshja e parë në një fushë të vështirë dhe t’i gëzohemi tre pikëve”.

“Do isha shumë i kënaqur nëse do të luanim gjatë gjithë ndeshjes me Anglinë siç luajtëm sot në 45 minutat e para. Nuk është hera e parë që ndodh të godasim vonë portën. Nuk na ka ndodhur vetëm ne, loja hapet nëse shënon shpejt, brenda 10-15 minutave të para. E sigurt që duhet të bëjmë më mirë, nuk luajtëm shumë futboll në pjesën e dytë. Disa pasime dhe topa të gjatë, goditëm portën vetëm me Brojën, është fare pak”.

“Rezervim për t’u ruajtur me Anglinë? Mund të ketë ndodhur, nuk e mohoj, por në mbrojtje nuk u kursyem. Të tre mbrojtësit zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, shyqyr që ata nuk u kursyen. Mund të ketë diçka kur luan pas tre ditësh me Anglinë, por nuk do të thotë që nuk duhet të shtysh përpara pse je në avantazh 1-0“, përfundoi Reja.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments