No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Marchisio emëron formacionin e tij ideal: Benzema ishte shumë afër Juves

Marchisio emëron formacionin e tij ideal: Benzema ishte shumë afër Juves

Meqenëse ai zgjodhi të thotë mjaft për të luajtur futboll, Claudio Marchisio u është përkushtuar interesave të ndryshme, që jo domosdoshmërisht përkojnë me botën e artë të futbollit. Njëri prej tyre është “futsall”, një sport që po rritet veçanërisht në panoramën italiane. I intervistuar nga kanali Youtube “Cronache di Spogliatoio”, ai pranoi se ishte tërhequr shumë nga “futsall” për dinamikën e paparashikueshme si sport:

“Është një lojë, në të cilën ka shumë duluftime një kundër një. Pikërisht kjo na entuziasmon në futboll. Të gjithë kemi një dobësi për atë lojtar që mund të shpikë një driblim, të bëjë lojë të shkëlqyeshme. Në futbollin me pesë lojtarë ndodh që ndonjëherë edhe portieri të luajë përpara. Për shkak të gjurit nuk kam pasur guximin të stërvitem akoma, ritmi është vërtet i jashtëzakonshëm”.

Mendimi pastaj zhvendoset te futbolli madh dhe formacioni ideal i tij: “Buffon në portë, mbrojtja me Dani Alves, Ramos, Chiellini dhe Maldini; mesfusha me Pirlo, Pogba dhe Iniesta; sulm i përbërë nga Cristiano Ronaldo, Messi dhe Benzema”. Pikërisht për sulmuesin francez të Real Madridit ka një sfond, të lidhur me dështimin e tij për të zbarkuar te Juventusi, ndodhur për një gjë të vogël:

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. A e dini se Benzema ishte shumë afër Juventusit, vitin kur Ciro Ferrara po e stërviste ekipin. Në atë kohë, Karim nuk po ecte shumë mirë te Reali dhe mendoi të transferohej në Torino. Kjo nuk ndodhi për diçka të vogël, të cilën nuk po e zbuloj. Një bomber i vërtetë, duke pasur parasysh që pas lamtumirës së CR7, vetëm ai po shënon te Reali”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments