No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dardanët e rinj pësuan humbje nga Katari U23

Dardanët e rinj pësuan humbje nga Katari U23

Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë miqësore kundër Katarit U23 në Doha. Ndeshja e zhvilluar në njërën prej fushave të kampit të Federatës së Katarit “Aspire Academy”,  u mbyll me rezultat 2:0 në dobi të vendasve, të cilët në këtë ndeshje u paraqitën me futbollistë të ekipit Olimpik. Nga një gol në secilën pjesë për Katarin i shënoi Hashim Ali A Ali (26’ dhe 52’). Ndeshjen tjetër miqësore këto dy ekipe do ta zhvillojnë më 29 mars. Pas ndeshjes përzgjedhësi i ri i Kombëtares U21, Michael Nees u shpreh: “Katari luajti me presion të lartë dhe na vuri në vështirësi sidomos në 20 minutat e para, më pas loja ishte më e baraspeshuar. Në përgjithësi loja ishte me ritëm të shpejt, por u vërejt që Katari ka qenë në përparësi, ngase ka stërvitur si grup së bashku në dy javët e fundit. Mendoj se ekipi ynë duhet të përmirësohet në finalizimin e aksioneve, por mund të them se jam i kënaqur me atë çfarë treguan djemtë në ndeshjen e parë. Në ditët e ardhshme do të punojmë për t’i shmangur gabimet e shfaqura në këtë ndeshje, por edhe të jemi më rezistues ndaj presionit të kundërshtarit”. Këto dy miqësore me Katarin do t’i shërbejnë përzgjedhësit Nees për ta përgatitur sa më mirë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro2021 kundër Andorës, më 8 qershor.

Kosova u paraqit me këtë përbërje: David Nreca Bisinger, Albion Pllana, Florian Hoxha, Leard Sadriu, Altin Kryeziu, Altin Zeqiri (Valmir Veliu), Rilind Nivokazi (Baton Zabërgja), Dion Berisha (Rilind Hetemi), Edvin Kurtulus, Arian Kastrati (Veton Tusha), Qendrim Zyba.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments