Golden Eagle Ylli dje njoftoi shkarkimin e trajnerit Fatih Gezer.
Ndërsa, sot (e hënë), skuadra e Yllit ka njoftuar me trajnerin e ri.
Adis Beciragic është trajneri që ka marrë drejtimin e Yllit, trajner i cili më herët ishte në kreun e Pejës, derisa me Yllin synon trofeun e Superligës këtë edicion.
“Ju njoftojme se kemi arritur marreveshje me trajnerin Adis Beciragic deri ne perfundim te ketij sezoni”, shkroi klubi nga Suhareka.