No menu items!
Ballina KRYESORE Me skenarë të kujt po punojnë disa pseudogazetarë dhe disa portale?!

Me skenarë të kujt po punojnë disa pseudogazetarë dhe disa portale?!

Sikur është bërë shprehi që para çdo ndeshje të Kombëtares së Kosovës qarqe dhe portale të caktuara të bëjnë turr ndaj Federatës së Futbollit por edhe vetë ekipit kombëtar, me rrena dhe shkrime skandaloze. Disa pseudogazetarë dhe disa portale mundohen që ta helmojnë opinionin me të pavërteta dhe kësisoj të marrin edhe vëmendje, ngase tash e sa kohë e shohin veten jashtë rrjedhave të mëdha të futbollit. Janë po këto portale që publikuan artikuj të sajuar për kinse marrjen në pyetje të anëtarëve të KE të FFK-së nga hetuesit e Krimeve Ekonomike, më pas vazhduan duke gënjyer për Primozh Glihan, pastaj nuk lënë asgjë pa quajtur dështim i FFK-së, madje edhe anulimin e stërvitjes së sotme të Kombëtares në fushën e gjelbër. E kulmi i rrenave të tilla nga këto portale erdhi në mbrëmje kur publikuan “lajmin bombastik” për arritjen e Kombëtares së Suedisë në Kosovë! Paramendoni, sa të informuara dhe sa lajme reale i plasojnë këto portale opinionit. Jo që nuk ka ardhur Suedia, por as Lituania që luan pasnesër ende nuk ka ateruar në aeroportin “Adem Jashari”. Prandaj, a thua kujt po i shërbejnë rrenat e tilla të përditshme të këtyre dy-tri portaleve?! Kujt po i shërbejnë ‘gazetarët’ e tillë dhe me skenarë të kujt po punojnë?! A mos vallë ambiciet e sëmura, xhelozia dhe pamundësia për të qenë pjesë e Federatës i kanë verbuar apo ndoshta edhe synimi i tyre është që me këso lloj shantazhesh ndaj Federatës dhe ekipit Kombëtar ta çojnë ujë në mullirin e atyre që nuk na e duan të mirën dhe për shumë dekada u përpoqën të na zhbëjnë. Por, këta pseudogazetarë së bashku me mësuesit e tyre dhe këto portale shantazhuese duhet ta kuptojnë një herë e mirë se FFK është shumë e konsoliduar dhe aq e fortë sa nuk mund t’i bëjnë asgjë. Thjesht po e koritin edhe një komunitet të gjerë të gazetarëve profesionistë, të cilët do të duhej të distancoheshin nga veprimet e tilla të këtyre pseudogazetarëve, por fatmirësisht të tillët po demaskohen gjithnjë e më shumë para opinionit!


Ismet Bislimi

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments