No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Allegri: Refuzova Real Madridin, të rikthehemi te ABC-ja e futbollit

Allegri: Refuzova Real Madridin, të rikthehemi te ABC-ja e futbollit

Max Allegri “i padukshëm” për dy vite, që nga largimi i tij nga Juventus në verën e vitit 2019, ka folur së fundmi për Sky Sport. Ai tregon për largimin ngë Juve, Rikthimin në stol dhe ofertat në këto tre vite.

RIKTHIMI NË STOL – “Nuk kam biseduar për dy vjet, shpresoj të mos them shumë budallallëqe. Napoli apo Roma? Nuk di ende asgjë, por dua të kthehem në qershor”.

LARGIMI NGA JUVENTUS – “Zgjedhja u bë padyshim nga presidenti, por largimi erdhi natyrshëm. Kam marrëdhënie të shkëlqyer me Andrea (Agnelli), kam kaluar 5 vjet të mrekullueshëm, ne kemi shijuar veten dhe kemi arritur rezultate të shkëlqyera. Marrëdhënia jonë është e shkëlqyer, madje unë tani as nuk e kuptoj përse u ndamë”.

FUTBOLLI ITALIAN – “Futbolli italian duhet të përveshë mëngët. Puna duhet të nisë nga poshtë, te talentet. Duhet të punohet në aftësitë individuale të lojtarëve. Sigurisht duhet edhe taktikë, por më pas shkon në Europë dhe përballesh me lojtarë që e lëvizin topin më 100 km/orë. Taktika është e rëndësishme, por futbolli është emocion. Kemi nevojë të rikthehemi te ABC-ja e futbollit”.

E ARDHMJA – “I vetmi që më kërkoi ishte Real Madrid, tre vite më parë. Isha akoma me Juventusin. Dua të kthehem në qershor, më mungon futbolli dhe puna me lojtarët. Ata duan të tregojnë forcën e tyre në çdo moment. Ndaj Barcelonës Neymarit i vura Dani Alves, ata duan të luajnë si burri-burrit dhe të tregojnë sa të fortë janë”, u shpreh Allegri.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments