No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Bayerni kursehet ndaj Lazios, Chelsea triumfon sërish ndaj Atleticos

Bayerni kursehet ndaj Lazios, Chelsea triumfon sërish ndaj Atleticos

Bayern Munchen dhe Chelsea janë dy skuadrat e radhës që u kualifikuan në çerekfinalet e Champions League. Kampionët në fuqi kishin fituar 1-4 në “Olimpico” përballë Lazios, teksa sonte fituan sërish, kësaj radhe me rezultatin 2-1.

Vedat Muriqi mori një fanellë titullari nga trajneri Inzaghi dhe në minutën e 33-të shkaktoi një penallti ndaj Leon Goretzkas. Robert Lewandowski nuk gaboi nga pika e bardhë dhe Bayerni në avantazh.

Në pjesën e dytë erdhën golat e Choupo-Mouting (dy minuta pasi u fut në fushë) dhe Marco Parolos për ekipin italian. Chelsea e mundi për herë të dytë Atletico Madrid. Ekipi i Tuchel triumfoi 2-0 falë golave të Hakim Ziyech dhe Emerson Palmieri.

Marokeni finalizoi një kundërsulm perfekt të “Bluve të Londrës” në minutën e 34-t dhe dërgoi topin në rrjetë pasi mori një asist nga Timo Werner. Ndeshja ishte tepër e luftuar, por vendasit u shfaqën solidë në prapavijë.

Stevan Savic u ndëshkua me të kuq (82′) dhe la Atleticon me dhjetë lojtarë. Chelsea përfitoi dhe goditi sërish në minutat shtesë, duke shënuar golin e dytë me anë të mbrojtësit të kombëtares italiane.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments