No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Zidane pas kualifikimit: Reali im ishte “top” në mbrojtje

Zidane pas kualifikimit: Reali im ishte “top” në mbrojtje

Zinedine Zidane i është gëzuar kualifikimit në çerekfinale të Champions League, pas dy fitoreve kundër skuadrës së Atalanta. Real Madrid në takimin e sotëm triumfoi me rezultatin 3-1 dhe trajneri francez foli pas ndeshjes për “Sky Sport Italia”.

“Ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë. Atalanta gjithashtu u paraqit mirë, por mbi të gjitha ne ishim mirë në mbrojtje. Veç kësaj ne e dimë që mund të bëjmë gjëra të mira me topin. Mendoj se ishte në përgjithësi një ndeshje e mirë, nga fillimi në fund.

Ky ishte objektivi për ne, që të kualifikohemi. Kishim bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë, por e dinim që do të ishte e vështirë. Ishte e vështirë në fakt, por kemi luajtur mirë. Në përfundim të dy ndeshjeve e ndjej se e kemi merituar kualifikimin në çerekfinale.

Nuk kemi arritur asgjë akoma, kemi rrugë të gjatë për të bërë. Kjo vlen për Champions League dhe për La Liga”, është shprehur Zidane, pas duelit kundër Atalantës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments