No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Shaqiri heziton të quhet më i mirë se Salah

Shaqiri heziton të quhet më i mirë se Salah

Xherdan Shaqiri ka ofruar një përgjigje të përulur ndaj pretendimeve se mburret me këmbën më të mirë të majtë te Liverpool. Kësisoji, ylli shqiptar i Zvicrës heziton ta vendosë veten mbi Mohamed Salah në këtë drejtim.

Ka konkurrencë të shëndetshme në “Anfield” për atë që ka këmbën më të mirë të majtë, me Andy Robertson, një tjetër interpretues i sprovuar. Mbrojtësi skocez ka sugjeruar se Shaqiri i meriton nderimet në këtë “specialitet”, me 29-vjeçarin që ka treguar aftësitë e tij si “sallaks” për disa sezone.

Vetë Shaqiri iu përgjigj kështu “Sky Sports”, kur u pyet nëse mburret me të majtën më magjike sesa Salah: “Këmba ime e majtë nuk është e keqe, të them të drejtën. E tregoj këtë në stërvitje, me gjuajtjet e lira ose kur e dërgoj topin në cep të portës. Ndoshta kjo është arsyeja pse thonë se jam më i miri, por ne kemi shumë lojtarë të mirë me këmbë të majtë, kështu që nuk më pëlqen të them se jam më i miri”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments