No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Ish-lojtari i PSG sulmon Mbappè: Fsheh disa të vërteta, është oportunist

Ish-lojtari i PSG sulmon Mbappè: Fsheh disa të vërteta, është oportunist

Pas një periudhe mjaft të gjatë të “muajit të mjaltit”, në të cilën dukej se Kylian Mbappè ishte mbreti, kthehen kritikat për yllin transalpin. Forma sportive dhe mbi të gjitha qëndrimi i tij janë në mes të polemikave. Shumë zëra kanë filluar të bien dakord: kampioni i botës më 2018, duke përjashtuar disa shfaqje, si ajo në “Camp Nou”, nuk është në nivelin e tij. Kjo ngërthehet me çështjen e rinovimit të kontratës, e cila rrezikon të mos e lejojë Pochettino të ndihet rehat. Trajnerit argjentinas tashmë i duhet të menaxhojë një dhomë zhveshjeje shumë të komplikuar. Siç shpjegon ish-lojtari i PSG, Jerome Rothen për “Parisfans”, nga të qenit një burim frymëzimi, Mbappè po bëhet … një problem, veçanërisht për të ardhmen.

Rothen pretendon se Mbappè po fsheh vullnetarisht qëllimet e tij të vërteta nga PSG, gjë që sigurisht nuk është e mirë për klubin parizien: “Ne nuk jemi në kokën e tij, sigurisht që Mbappe ka qëllime dhe dëshira personale. A është i bindur për të qëndruar te PSG? Unë nuk mendoj kështu, sepse përndryshe do të kishte rinovuar tashmë. Mendoj se është i vetëdijshëm se e ardhmja e tij qëndron diku tjetër. Nuk është një kritikë, ai ka të drejtë ta mendojë një gjë të tillë. Por, kam përshtypjen se ndonjëherë fsheh disa të vërteta”.

Me pak fjalë, nëse Mbappè dëshiron të largohet, ai do të bënte më mirë ta thoshte menjëherë, gjithashtu sepse PSG mund ta imagjinonte si ta zëvendësojë atë me shumën e madhe të parave nga shitja e tij. Sidoqoftë, Rothen kritikon sjelljen e lojtarit, duke pretenduar se Mbappè ka ide shumë të qarta për qëllimet e tij, por që po i maskon ato, sepse situata nuk e lejon të dalë hapur. Gjithashtu, duke qenë se klubi i tij i ëndërruar nuk është saktësisht në gjendje ta rrëmbejë atë nga PSG:

“Ai nuk është i sinqertë në këtë temë dhe nuk më pëlqen kjo, sepse do të thotë se Kylian është një opportunist. Qëllimi i tij ishte të shkonte te Real Madridi, por duke pasur parasysh kontekstin financiar të “Los Blancos”, nuk është e mundur për momentin. Dhe kjo nuk është shumë e sinqertë prej tij. Mesazhi im për të është i thjeshtë, duhet të jetë i qartë. Dhe PSG do të vazhdojë, me ose pa të”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments