No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Theo Hernandez: Maldini më bindi në kafe, Ibra më motivon

Theo Hernandez: Maldini më bindi në kafe, Ibra më motivon

Sekreti i Milanit, që ëndërron titullin, është gjithashtu në korsinë e majtë. Theo Hernandez po e propozon veten si një nga mbrojtësit më të mirë në kampionatin italian. Vetëm një befasi e pjesshme, pasi e kishte treguar talentin e tij edhe në Spanjë. Për “Sportweek”, ai tha se vetëm te kuqezinjtë, me Piolin trajner gjeti vazhdimësinë:

“Unë kurrë nuk kam shënuar aq shumë sa këtu, Pioli më thotë të shkoj përpara, të shtyj. Dhe pastaj të kthehem. Kështu që shtyj përpara dhe kur shoh portën kundërshtare, gjuaj pa hezitim. Pastaj është Ibra që bërtet, sepse ai do topin”.

Te Milani, Theo mori atë që i mungonte në Madrid: hapësirë ​​dhe besim. Me këshillat e Paolo Maldinit: “Ndoshta isha shumë i ri, nëse nuk luan është e vështirë të provosh sa vlen. Pioli menjëherë më dha besim. Dhe unë u ngazëlleva. Maldini më bindi shpejt, në kohëzgjatjen e kafes që pimë. Ai më telefonoi dhe u bashkuam në Ibiza. Nuk po e besoja që po merrja ofertën pikërisht nga një legjendë si ai. Deschamps? Po pres, ai nuk më ka telefonuar akoma”.

Te kuqezinjtë, ai ndien shtytjen e Zlatan Ibrahimovic, i cili erdhi pas tij, por luajti një rol kryesor në rritjen e grupit: “Ibra na dha kurajo, na jep shumë këshilla, madje ndonjëherë edhe na qorton, por gjithmonë për të na motivuar. Kur u ktheva nga pushimet, ai më tha: ku po shkon me 90 kilogramë? Ai gjithashtu tha se jam i fortë dhe se duhet të bëhem më i miri, por duhet të punoj shumë. Ne e ndjekim atë, edhe në stërvitje japim gjithçka, gjithmonë”.

Gara për “Scudetto”, pavarësisht se Interi ka nisur arratisjen, sipas Theo është ende plotësisht e hapur: “Interi është përpara, por në ndjekje jemi ne, Roma, Juve. Dy vite më parë ishte vetëm Juve. Ne jemi atje dhe do të luftojmë deri në fund. Interi është një ekip i mirë, por Juve është më e fortë. Nuk ka mbaruar, gjithçka është akoma e hapur”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments