No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend...

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret një tjetër sfidë e vështirë në mesjavë, teksa përballet me Arbërinë në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës

Në kampin suharekas janë të vendosur për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje, pasi që vetëm fitorja i mbanë brenda objektivave të vendosura nga drejtuesit e klubit në fillimin e sezonit.

Armend Thaqi, futbollist i kësaj skuadre ka folur për Gazetën “Sheshi” duke treguar hapur objektivin që kanë për këtë ndeshje, teksa e ka vlerësuar ekipin e Arbërisë.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e radhës. Fitorja ndaj Drenicës ka ka dhënë qetësi për ndeshjen e radhës”, deklaroi fillimisht Thaqi.

“Objektivi ynë normalisht që është fitorja, pasi që vetëm në këtë mënyrë do jemi në hap për të arritur cakun që kemi si klub. Ndeshja do të jetë e vështirë, pasi që edhe skuadrës së Arbërisë i duhen pikët, por ne nuk kemi rrugëdalje tjetër. Së bashku me angazhimin e bashkëlojtarëve shpresojmë ta arrijmë synimin që kemi para vetës”, shtoi anësori i suharekasve.

Thaqi beson se skuadra e Ballkanit ndodhet në rrugë të mirë për ta arritur objektivin e vendosur para fillimit të kampionatit, derisa ka theksuar se nuk kanë frikë të fshihen prapa saj.

“Jemi në rrugë për të arritur atë që e kemi patur synim në fillim të sezonit, mirëpo ka shumë ndeshje deri në fund dhe kampionati sa vjen dhe bëhet më i vështirë. E kemi për obligim të luftojmë deri në fund me të gjitha mundësitë tona dhe normalisht nuk fshihemi nga ajo që po kërkojmë”, deklaroi ai.

28 vjeçari debutoi me Përfaqësuesen e Kosovës vitin e shkuar në duel me Moldavinë, teksa mund të pret një sërish një ftesë duke parë lëndimet dhe formën e futbollistëve të krahut momentalisht. Megjithatë, ai thotë se kjo punë i takon selektorit, teksa ai është për të punuar.

“Përzgjedhësi është ai që vendos nëse do të jem i ftuar apo ajo. Unë së pari duhet të kap formën time më të mirë, ndërkohë selektori vendos për gjërat tjera”, ka përfunduar Thaqi.

Nga 20 paraqitjet e tij këtë edicion me Ballkanin, Thaqi ka realizuar tre gola dhe ka bërë po aq asistime.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

Recent Comments