No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Zymberi i Dritës godet Duron: Po mundohet ta shpikë ujin e nxehtë!

Zymberi i Dritës godet Duron: Po mundohet ta shpikë ujin e nxehtë!

Drita ka marrë një tre pikësh të artë nga udhëtimi në Drenas.

Gjilanasit triumfuan me rezultat minimal 0-1 falë një goli të shënuar nga Festim Alidema.

Por pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Klodian Duro ka shpërthyer në akuza.

Gjithsesi akuzave të Duros i është përgjigjur drejtori sportiv i kampionit në fuqi të Kosovës, Dritës, Valon Zymberi që fillimisht foli për ndeshjen.

“E kemi ditur që nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi secila skuadër ka ato synimet e veta”.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, por as ne nuk kemi pasur një ecuri konstante dhe mendoj se ka qenë një fitore shumë e rëndësishme”, ka thënë Zymberi në emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjini.

Tutje drejtori sportiv i kampionit në fuqi të Kosovës ka shpërthyer ndaj trajnerit të Feronikelit, Klodian Duros, i cili deklaroi se përsëri janë dëmtuar nga gjyqtarët dhe përsëri nga e njëjta skuadër.

“Shumica e trajnerëve pa e pa ndeshjen e sekuencat japin deklarata të tilla si ai i Feronikelit”.

“Jam habitur si ka mundësi që ai paragjykon pa parë sekuencat”.

“Trajnerët në Kosovë janë të përmbajtur, por këta trajnerë që vijnë nga jashtë mundohen me na shpik ujin e vokët”.

“Ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme, ai nuk ka ardhur ktu me shpik futbollin pasi ktu nuk po nis gjithçka prej zeros”.

“Vet tifozët e Feronikelit i kanë reaguar këtij duke i thënë ‘Nuk të kemi thirrur si ekspert, por si trajner’. Ai nuk e bën punën e tij, por e luan ekspertin e gjyqtarëve, ekipeve dhe Superligës”.

“Unë mendoj se ky me disa deklarata të caktuara e ka nënçmuar Superligën e Kosovës, i ka nënçmuar gjyqtarët kosovarë i ka nënçmuar edhe investitorët që tash e më shumë se 20 vite kanë investuar në futbollin e Kosovës”.

“Pe them këtu publikisht se kam dërguar një email në FFK që asnjë person që është i licencuar pranë Federatë së Futbollit të Kosovës nuk ka të drejtë me zbeh imazhin e futbollit të Kosovës”, ka deklaruar Zymberi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Recent Comments