No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën...

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë në një gjë të tillë tashmë Federata e Futbollit e Kosovës e ka nisur me seriozitet maksimal punën rreth implementimit të këtij projekti. Ky projekt është vendosur si prioritet nga kreu i FFK-së, Agim Ademi, e i cili finalizimin e tij ia ka besuar ish-përzgjedhësit të Kombëtares, Albert Bunjaku, i cili njihet si punëtor i madh dhe menaxhues i mirë i projekteve të mëdha.
E pikërisht Bunjaku ka shpalosur detajet rreth punës që po bëhet në finalizimin e këtij projekti në “Sports Show” në Klan Kosova, transmeton Futbolli.info.

“E falënderoj presidentin Ademi që ma dha besimin për ta çuar përpara këtë projekt. Kjo është një ide e z.Ademi dhe e kam nderin që do të punoj në këtë projekt. VAR-i është testuar një kohë të gjatë edhe në vendet më të zhvilluara, derisa ka rrjedh nga futbolli holandez. Ky projekt ka filluar të implementohet viteve të fundit në shumë vende dhe është bërë një studim i thellë dhe vazhdon të bëhet ende për këtë proces”, ka thënë fillimisht Bunjaku.

Ai ka thënë se FFK këtë projekt po e finalizon në bashkëpunim me FSHF-në.

“Shqipëria ka filluar projektin në vitin 2019 dhe pritet që në edicionin 2021/22 të nisë implementimin në Superligë, derisa projekti VAR në Kosovë ka nisur në janar të këtij viti. Kjo nuk do të thotë se ne do të presim tri vite, por opinioni duhet të ketë informatat reale sepse është një prej projekteve më të vështira pas anëtarësimit në UEFA e FIFA. Para dy javësh ne si ekip i VAR-it në FFK ishim për vizitë në FSHF. I morëm një pjesë të informatave prej tyre dhe të cilat do të na ndihmojnë që të mos i përsërisim gabimet që ndoshta ata i kanë bërë në fillim të procesit, sepse qëllimi është që sa më shpejt t’i afrohemi implementimit të këtij projekti”, ka shtuar Bunjaku.

Ai ka thënë se duke pasur parasysh situatën reale në terren, ekipi i VAR-it në FFK është përcaktuar në tri segmente: në administratë, në aspektin edukativ-teknik dhe në aspektin e infrastrukturës.

“Pasi i kam vizituar stadiumet jam befasuar për të mirë, ngase shumica e stadiumeve janë në rindërtim dhe janë me projekte moderne. Ne jemi në proces të vazhdueshëm dhe në koordinim të plotë me zyrtarë të FIFA-s. Nuk është aq shumë e rëndësishme shpejtësia e finalizimit sa është saktësia e këtij projekti, sepse në fund duhet të licencohemi nga FIFA për këtë projekt. Ne jemi duke punuar në tri fronte në të njëjtën kohë. Pjesa edukative do të shkon prej 6 deri në 9 muaj. Por, ajo që më gëzon është fakti që zyrtarët e FIFA-s na kanë përgëzuar për punën dhe kanë thënë se jemi duke e kryer punën më shpejt se të gjitha federatat tjera. Kjo sa na gëzon aq edhe na detyron të punojmë më shumë. Pra, procesi po shkon jashtëzakonisht mirë, vetëm duhet të kemi durim. VAR-i do të implementohet së shpejti në futbollin e Kosovës. Në kokën tonë e kemi një datë kur do të fillojmë, por tani e rëndësishme është ta vazhdojmë punën. E kemi stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në gjendje shumë të mirë për VAR, pastaj janë edhe 3-4 stadiume tjera në të cilat për një kohë të shkurtër me disa intervenime mund të arrihet të implementohet VAR-i”, ka nënvizuar Bunjaku.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments