No menu items!
Ballina KRYESORE Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër presidentit aktual, Avni Nuha.

Nga 30 delegatë, 27 ishin të pranishëm, prej të cilëve 25 votuan për Avni Nuhën dhe 2 abstenuan.

“Pas punës voluminoze dhe me mjaft sukses, nga ndërkombëtarizimi, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike për herë të parë, e deri te rritja e cilësisë dhe masovitetit, delegatët kanë vendosur me shumicë, që komunitetin e çiklizmit ta drejtojë edhe në një mandat tjetër presidenti Avni Nuha”, thuhet në njoftimn e FÇK-së.

Duke i falënderuar për besimin, pas rizgjedhjes Nuha ka thënë se e vlerëson dhe respekton vullnetin e kuvendarëve, e kjo mbështetje e obligon për punë e reforma akoma më të mëdha. /Futbolli.info

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

PSG-BAYERN: Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa

Mbrëmjen e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit mes PSG dhe Bayern, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Në kuadër...

Reali me shumë mungesa të rëndësishme ndaj Liverpoolit, kjo është lista e të ftuarve

Liverpooli e pret Real Madridin në ndeshjen kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve. Mbretërit shënuan fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë në shtëpi,...

Recent Comments