No menu items!
Ballina KRYESORE Nuk ka fitues në derbi, super Benzema mban Realin në garë për...

Nuk ka fitues në derbi, super Benzema mban Realin në garë për titull

Nuk ka fitues në derbin e Madridit. Atletico-Real përfundoi në barazim 1-1. Luis Suarez kaloi vendasit në avantazh pas çerek ore lojë, teksa Karim Benzema mban në lojë për titullin Realin me golin e realizuar në minutën e 88-të.

Minuta e 15-të, kundërsulm fantastik i skuadrës “Colchoneros”, asist i Llorente dhe finalizim i “El Pistolero”, i cili gjeti golin e 17-të sezonal në La Liga. Kampionët në fuqi pretenduan për një penallti në minutat e fundit të pjesës së parë, por kryesori vazhdoi lojën pasi pa gjithçka në VAR.

Atletico u shfaq e rrezikshme në pjesën e dytë me Suarez dhe Carrascos, ndërsa Benzema pati rastin më të mirë për ekipin e Zidane, por u ndal nga Oblak. “Los Blancos” nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit me anë të sulmuesit francez.

Kombinime të bukura mes Benzema dhe Casemiros dhe finalizim i 33-vjaçarit, i cili evitoi disfatën e skuadrës së tij. Vendi i parë dhe 59 pikë për Atletico Madrid, që ka luajtur një ndeshje më pak se Barcelona (56 pikë) dhe Real Madrid (54 pikë).

Sfida tjetër në La Liga, Huesca-Celta Vigo dhuroi një festival golash. Në fund festoi skuadra galiciane, që siguroi tre pikë në transfertë pas suksesit 3-4.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments