Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit.
Maki Bajrami mungoi për një kohë në ekran, pasi u bë nënë dhe sjelli në jetë dy vajza binjake, shkruan “Kosovarja”.

Maki rikthehet në TV pas afro pesë muajsh pauzë në emisionin e saj “Sports show”, që është çdo të diel në Klan Kosova, e që llogaritet të jetë emisioni më i shikuar i sportit në vend.
Siç mund të shihet, Maki është kthyer në top formë dhe shtatëzania nuk ia ka lënë shenjë.

