No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Vazquez i thotë "Jo" Realit, dy klube italiane pas tij

Vazquez i thotë “Jo” Realit, dy klube italiane pas tij

Sulmuesi anësor spanjoll Lucas Vasquez është një tjetër emër që pritet të lërë Realin e Madridit në fund të sezonit. Futbollisti 29-vjeçar ka një kontratë deri në muajin qershor të këtij viti me Los Blancos dhe deri tani palët nuk kanë dhënë sinjale për rinovimin.

Mediat në Spanjë raportojnë se Vasquez është lodhur nga fakti që nuk ka një rol fiks në ekip, por përshtatet sa në sulm e sa në mbrojtje, në varësi të nevojave të ekipit, ndaj është në kërkim të një tjetër eksperience.

Për futbollistin 29-vjeçar kanë shprehur interes Milani e Napoli, që kanë nisur edhe kontaktet e para me menaxherin e tij dhe janë gati t’i plotësojnë pretendimet ekonomike.

Kuqezinjtë janë duke provuar të bindin spanjollin, duke përdorur edhe faktin që aktualisht kanë në përbërje dy ish futbollistë të Realit të Madridit, Theo Hernandez dhe Brahim Diaz, të cilët po bëjnë mjaft mirë në Milano.

Për më tepër, Lucas Vasquez paraqet një alternativë mjaft të mirë për Milanin, pasi do të mund të afronin një futbollist kampion Europe, që do t’i shtonte shumë eksperiencë ekipit, e njëkohësisht nuk do të prekte arkat e financave.

Megjithatë një rol të rëndësishëm në vendim-marrjen e Lucas Vasquez do të luajë edhe renditja në fund të sezonit në kampionatin italian, pasi futbollisti dëshiron të luajë në një ekip që merr pjesë në Ligën e Kampionëve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments