No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ish-futbollisti i Kosovës parashikon: Bledi Shkëmbi apo Bledar Devolli, humbja njërin mund...

Ish-futbollisti i Kosovës parashikon: Bledi Shkëmbi apo Bledar Devolli, humbja njërin mund ta lë pa punë

Elita e futbollit kosovar sot sjell një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe të fortë.

Fjala është për përballjen Ballkani – Drenica e cila luhet në Suharekë nga ora 13:00.

Pikët janë të domosdoshme për të dyja skuadrat. Ballkanit që po lufton për titull nuk i lejohet më të gabojë, dhe Drenica e cila gjendet në pozitën që dërgon në Ligën e Parë dhe sigurisht një humbje tjetër do ta bënte shumë të vështirë misionin e shpëtimit, shkruan Demokracia.com

Kjo edhe ka bërë që dy trajnerët Bledi Shkëmbi i Ballkanit dhe Bledar Devolli i Drenicës të jenë në presion, madje edhe me rrezikim të humbjes së punës.

Shkëmbi gjatë javës së kaluar kur edhe e humbi pozitën e parë në tabelë, pati kritika të mëdha, madje nga tifozët “Xhebrailat” u kërkua edhe shkarkimi i tij, gjë të cilën e mohoi presidenti Arsim Kabashi duke i ofruar mbështetje të plotë.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valmir Bytyqi për Demokracia.com, ka analizuar këtë takim derisa ka folur edhe për mundësin apo jo të shkarkimit të trajnerëve.

“Një ndeshje me rëndësi të veçantë për të dyja palët. Njëra për mbijetesë e tjetra për titull, mendoj që me investimet që i kanë bërë të dy ekipet duke ju plotësuar të gjitha kërkesat trajnerëve, padyshim që barra e përgjegjësisë bie mbi trajnerin. Personalisht e shoh favorit Ballkanin dhe i jap pak gjasa Drenicës në këtë lojë”, ka thënë fillimisht Bytyqi duke folur më pas edhe për rrezikun e shkarkimit.

“Sigurisht një dështim eventual i Ballkanit sot do ta destabilizonte bankën ballkanase, ndërsa për Drenicën nuk mendoj që është test për shkarkim të trajnerit ngase nuk mendoj që pritet ndonjë rezultat i favorshëm për ta në këtë ndeshje pasi përballë kanë një ekip shumë të fortë”, ka përfunduar, Valmir Bytyqi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments