No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Humbje historike për Liverpool-in, Chelsea thyen “mallkimin” me Mount

Humbje historike për Liverpool-in, Chelsea thyen “mallkimin” me Mount

Blutë kanë mundur 1-0 Liverpool-in në javën e 29-të të Premier League falë një goli të Mason Mount në minutën e 42-të.

Pas shtatët vitesh, Chelsea është kthyer të fitojë një ndeshje të kampionatit në Anfield.

Për herë të parë në historinë 129-vjeçare të klubit, Liverpool ka pësuar pesë humbje radhazi në shtëpi.

Tri pikë shumë të rëndësishme për londinezët që janë ngjitur në vendin e katërt të renditjes me 47 pikë.

Vazhdon ecuria negative në kampionat e Liverpool-it, që tani mban vendin e shtatë në renditje, katër pikë larg zonës Champions League.

Protagonistët e tjerë të sfidës së luajtur në Anfield kanë qenë VAR dhe arbitri Atkinson.

I pari i ka anuluar një gol Werner-it në minutën e 24-t për një pozicion jashtë loje të dyshimtë, i dyti nuk e ka konsideruar penallti një prekje të topit me dorë në zonë nga Kante.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

PSG-BAYERN: Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa

Mbrëmjen e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit mes PSG dhe Bayern, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Në kuadër...

Recent Comments