No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR 7 vjet nga miqësorja që theu barrierat - Ademi: Datat si kjo...

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5 mars të vitit 2014 dhe e cila i parapriu anëtarësimit të Kosovës në UEFA e FIFA.

Shkrimi i plotë i Ademit:
Në historinë e re të popullit tonë marsi ka shënuar kthesa të mëdha dhe data të rëndësishme. Një e tillë pa dyshim është edhe 5 marsi i vitit 2014, kur u zhvillua miqësorja ndërmjet Kosovës dhe Haitit, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare nën patronatin e FIFA-s dhe që shënoi kapitullin e ri për futbollin e Kosovës, duke e thyer përfundimisht izolimin e padrejtë prej më shumë se dy dekadash. Reshjet e shiut të asaj të mërkure ishin si shenjë bereqeti për futbollin tonë, i cili dy vjet më pas, përfundimisht arriti të bëhet pjesë e barabartë në familjen e madhe të futbollit evropian dhe botëror, UEFA e FIFA.

Më kujtohet si sot stadiumi i stërmbushur me tifozë. Një entuziazëm i paparë ndonjëherë në mesin e të gjithëve, por edhe një interesim i jashtëzakonshëm mediatik nga të katër anët e globit. Kjo ndeshje ishte një mundësi e artë për të përçuar dashurinë e madhe të vendit tonë për futbollin dhe për t’ia dëshmuar botës se shumë gjeneratave në Kosovë iu mohua padrejtësisht shfaqja e talentit të tyre në garat ndërkombëtare.

Rezultati i kësaj ndeshje doli krejtësisht në plan të dytë, pa çka edhe emocionet tek secili futbollistë në fushë ishin të mëdha dhe natyrshëm, përkundër lojës shumë të mirë dhe rasteve të njëpasnjëshme, munguan golat.

Gjithsesi, kjo ndeshje përherë do të mbetet në kujtesën e secilit prej nesh që ishim pjesë e kësaj storie dhe do të shërbejë për gjeneratat e ardhshme si kujtim për sakrificën e shumë brezave, të cilët asnjëherë nuk rreshtën së luajturi futboll, pa marrë parasysh rrethanat dhe kushtet tejet të pafavorshme, veçmas në vitet e okupimit.

Prandaj, në këtë ditë të veçantë, dua t’i falënderoj fillimisht të gjithë futbollistët dhe punëtorët sportiv të kohës së rezistencës, por edhe të gjithë futbollistët të cilët nuk ngurruan për asnjë moment që t’i thonë “Po” Kombëtares së Kosovës, në kohën kur ende nuk ishim të pranuar ndërkombëtarisht. Datat si kjo gjithmonë do të na motivojnë për suksese në të ardhmen.

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments