No menu items!
Ballina SPORTE TJERA Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid, autor i 40 pikëve e 19 rebound. Në kahun tjetër, një ndeshje të mirë bëri Mitchell me 33 pikë, por që mbetën për statistikë.

Vijon momenti pozitiv për Brooklyn, që mundi 132-114 Houston. Kjo ishte sfida e parë për James Harden si rival i ekipit teksan, ku luajti 8 sezonet e fundit. Ai bëri diferencën në këtë ndeshje me një tjetër “triple double” (29 pikë, 10 rebound e 14 asist), duke i bërë të pavlefshme 69 piëkt e dyshes Oladipo-Wall për vendasit.

Zhgënjen sërish skuadra e Lakers, që u mund 123-120 nga Sacramento. Mungesa e LeBron dhe Davis u ndie te kalifornianët, ndërsa për vendasit u dallua Hield me 29 pikë. Humbet edhe Golden State, që u mund 108-106 nga Portland (Curry 35 pikë), ndërsa Dallas mposhti 87-78 Oklahoma (Porzingis 19 pikë, 13 rebound).

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Indiana, 111-114

Philadelphia – Utah Jazz, 131-123

Toronto – Detroit, 105-129

Houston – Brooklyn, 114-132

Minnesota – Charlotte, 102-135

New Orleans – Chicago, 124-128

Orlando – Atlanta, 112-115

Dallas – Oklahoma, 87-78

Portland – Golden State, 108-106

Sacramento – Lakers, 123-120

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments