No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen e dytë, ndërkohë që kishin humbur të parën 2-0.

Dueli i sotëm ishte dramatik dhe nisi me një gol mjaft të bukur të shënuar nga Ousmane Dembele pas 12 minutash lojë. Nisje perfekte, duke pasur parasysh fitorja e pastër që i duhej Barcelonës. Në 45 minutat e parë nuk pati gol tjetër.

Dominimi i katalanasve nuk po shpërblehej me gol, madje në minutën e 73-të llogaritë mund të mbylleshin pasi Sevilla fitoi një penallti. Ter Stegen bëri heroin, duke e ndalu Ocampos dhe Barcelona mbeti në lojë dhe shënoi golin e dytë në minutën e katërt shtesë.

Gerard Pique realizoi me kokë dhe e çoi ndeshjen në shtesë, kurse më pas në shtesa ishte Martin Braithëaite ai që i çoi shifrat në 3-0. Në minutën e 10-të pati polemika.

Sevilla kërkoi një penallti për prekje të topit me dorë, por arbitri nuk ishte i atij mendimi edhe pasi u konsultua me arbitrat e tjerë të VAR. Barcelona e ruajti epërsinë 3-0 dhe siguroi kalimin në finalen e Kupës së Spanjës.

KUPA E GJERMANISË – RB Leipzig kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, pasi kanë mposhtur me shifrat 2-0 ujqit e Wolfsburg. Puolsen dhe Hee-Chan Hëang likuiduan skuadrën mike dhe i dhanë “demave” kualifikimin.

Holstein Kiel, pasi eliminuan Bayern Munchen, kanë përparuar në Kupën e Gjermanisë dhe do të jenë pjesë e fazës gjysmëfinale, për herë të dytë pas 80 vitesh. Skuadra e Bundesliga 2 bëri detyrën kundër një tjetër surprize, RW Essen, duke fituar me rezultatin 0-3.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments