No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Disiplinori gjobit sërish Duron

Disiplinori gjobit sërish Duron

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, është dënuar me 500 euro të mërkurën nga Komisioni Disiplinor i shkallës së parë. Trajneri Duro është dënuar për sjellje josportive në ndeshjen Feronikeli – Drenica, që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ishte takim i xhiros së 21-t, dhe “kuqezinjtë” fituan si mysafir me rezultatin 3:1. Deri në kompletimin e lëndës është pezulluar edhe Lumbardh Dellova, qendërmbrojtësi i Prishtinës.

Dellova është pezulluar me arsyetimin se pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 22-t, Trepça ’89 – Prishtina, që u fitua nga kryeqytetasit 2:1, sipas Komisionit Disiplinor, ai kishte bërë gjeste jo sportive, banale dhe të pahijshme që ka nxitur reagime te përfaqësuesit e klubit mitrovicas.

Pas përfundimit të po asaj ndeshjeje, kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka, ka akuzuar drejtuesit e organeve të FFK-së, ndërsa i është hapur procedurë disiplinore deri në kompletimin e lëndës.

Publikimi i plotë i FFK-së

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.03.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të javës së fundit të zhvilluara me datë 27-28 dhe 01-03.2021 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, incizimeve televizive dhe  konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  mori këto:

V E N D I M E

Klodian Duro, kryetrajner i KF “Feronikeli“ – Drenas me nr ID 022478M77, me procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për  sjellje josportive në ndeshjen Feronikeli – Drenica (xhiro 21) e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c dhe neni 10 paragrafi 2;
Dënohet me të holla në shumë prej 500 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Ardian Gjoklaj, lojtar i KF “Dushkaja “ nga Lugbunari i Gjakovës me nr ID 0037077M91, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për keqpërdorim të sistemit FIFA –CONNECT në platformën e klubit pa dijeni dhe pëlqimin e klubit .

(Provë; Deklarimet e kryetarit të klubit Pashk Biblekaj si dhe SMS të deponuar në komision). Bazuar në nenin 65 paragrafi 1 pika G dhe neni 10 paragrafi të Rregullores disiplinore;
Dënohet me të holla në shumë prej 100 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). Lojtarët e larguar nga klubi KF “ Dushkaja” , obligohen në kthimin e pajisjeve sportive klubit amë në të kundërtën do të pezullohen pa të drejtë loje.

Marijan Çoriç, lojtar (portier) i KF “ Llapi” nga Podujeva me nr ID 023408M95 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen Llapi-Ballkani zhvilluar në stadiumin  “Zahir Pajaziti“ në Podujevë, raportet zyrtare (ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit jashtë zonës së rreptësisë). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore;
Dënohet me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Ilir Syla, lojtar i KF “Dukagjini“ nga Klina me nr ID 002267M95 në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Parë të Kosovës për kategorinë e seniorëve Grupi A, A&N – Dukagjini, zhvilluar në Bokë të Korishes së Prizrenit. Raportet zyrtare (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3;
Dënohet me (2) dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Haxhi Kurhasku, ndihmëstrajner në KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova me nr ID 009817M70 në procedurë të iniciuar  disiplinore nga Komisioni i Garave për sjellje jo sportive në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi A, Vëllaznimi-Malisheva zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë. Raportet zyrtare (min 85 ofendoi asistentin e parë të ndeshjes Ardian Ismajli. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3;
Dënohet me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Alban Dreshaj, lojtar i KF “Onix “ nga Banja e Istogu me nr ID 000590M89 në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Parë kategoria e seniorëve Grupi A, Onixi-Istogu, zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Brestovik të Pejës. Raportet zyrtare (ndërhyrje brutale në lojtarin kundërshtar) . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3;
Dënohet me (2) dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Albutrint Morina, lojtar i KF “A& N” me nr ID 002272M93  në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen A&N –Dukagjini zhvilluar në Bokë të Korishës së Prizrenit.(Raportet zyrtare (sjellje jo sportive drejtuar gjyqtarit kryesor Selim Isufi, sharje ndaj tij dhe nuk dëshironte ta lëshonte fushën, me insistimin e bashkëlojtarëve largohet nga fusha dhe në largim e sipër vazhdon ofendimet drejtuar gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 42.2/a të Rregullores disiplinore;
Dënohet me ndalesë loje për 3(tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lumbardh Dellova, lojtar i FC “Prishtina“ me nr ID 000161M99 në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave për sjellje jo sportive në ndeshjen së javës së XXII të Superligës së Kosovës për kategorinë e seniorëve; Trepça’89-Prishtina, zhvilluar me datë 27.02.2021 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë; Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes me gjeste jo sportive, banale dhe të pa hijshme nxit reagime të përfaqësuesit e klubit nikoqir (Bazuar në nenin 32 paragrafi 1;
PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i pezulluar, afati datë 08.03.2021.

Abedin Zeka kryetar i KF “Trepça’89” nga Mitrovica në procedurë të iniciuar nga Komisioni i Garave për prononcim në media me akuza drejtuar organeve të FFK –së pas përfundimi të ndeshjes Trepça’89-Prishtina  zhvilluar me datë 27.02.2021 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë, në mungesë të raporteve dhe deklaratave plotësuese;
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin  e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga kryetari në procedurë të hapur disiplinore lidhur me rastin. Afati datë 08.03.2021 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

Artan Luzi ndihmëstrajner i KF “Dukagjini“ nga Klina me nr ID 009724M71 me procedurë të iniciuar disiplinore të Komisionit të Garave për sjellje jo sportive në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi A, A&N-Dukagjini zhvilluar në Bokë të Korishës së Prizrenit. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes provokon kryetrajnerin e ekipit nikoqir Megzon Visoka duke nxitur situatën, eskalimi i së cilës evitohet pas ndërhyrjes së kryetrajnerëve. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore;
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga ndihmëstrajneri Artan Luzi lidhur me rastin. Afati 08.03.2021.

FC LLAPI 1932 nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave, për lëshim në organizim të ndeshjes Llapi-Ballkani, zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Raportet zyrtare (lejohen shikuesit në tribunat e stadiumit në kundërshtim me masat anti Covid 19 si dhe  në min 86  futjen e topave në fushë në mënyrë të qëllimshme). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore, FC LLAPI 1932;
DËNOHET ME VËREJTJE TË FUNDIT.

KF Vëllaznimi nga Gjakova në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave, për lëshim në organizim të ndeshjes të Ligës së Parë Grupi A, Vëllaznimi – Malisheva , zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë. Raportet zyrtare (mos respektim të masave anti Covid 19 si dhe zhvillimi i punimeve ndërtimore brenda stadiumit (tribuna).
Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore, KF Vëllaznimi;
DËNOHET ME VËREJTJE TË FUNDIT.

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (ditëve )nga data e sjelljes së tij; datë 03.03.2021, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 03.03.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetari  Metë Çeku

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments