No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Reali barazon në frymën e fundit ndaj Sociedad, titulli largohet akoma më...
Reali barazon në frymën e fundit ndaj Sociedad, titulli largohet akoma më shumë 
Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme ndaj Sociedadit në shtëpi. Një barazim që e lë ekipin e Zidane 5 pikë larg Atleticos kryesuese, që ka edhe 1 ndeshje më pak tashmë.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e mirë për madrilenët, që pavarësisht mungesave të shumta krijuan volum loje, por pa mundur të konkretizojnë rastet e krijuara. Në 45 minutat e dyta gjithçka ndryshoi, pasi në minutën e 55’ ishte Sociedad që mori kryesimin.
Një krosim nga e majta e sulmit u shfrytëzua në maksimum nga ana e Portu, i cili shënoi me një goditje me kokë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Courtois. Reali u mundua të reagonte, por golin e gjeti vetëm në minutën e 89’ me anë të Vinicius Junior, me brazilianin që shënoi pas një topi të mbetur vakant në zonë.
Lini një përgjigje
Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu
Reklamë
Reklamë
Të fundit
Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën
Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...
Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik
Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...
Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham
Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...
Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona
Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...
Recent Comments