No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Neville: Manchester City fantastik, Guardiola po ndjek gjurmët e Ferguson

Neville: Manchester City fantastik, Guardiola po ndjek gjurmët e Ferguson

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, vlerëson maksimalisht Pep Guardiolën. Në një prononcim për “Podcast”, analisti i njohur deklaron se tekniku i Cityt po ndjek modelin e Alex Ferguson me atë që ai po ndërton tek “Qytetarët”.

“Guardiola ka formuar një ekip, që vetëm Sir Alex Ferguson e bëri te Manchester United. Ndryshimi është se spanjolli e bëri këtë gjë në tre apo katër vite. Kur erdhi fundi i epokës së lojtarëve si Kompany, Aguero apo Silva të gjithë menduam se City do të kalonte një periudhë jo të lehtë”, deklaron anglezi.

“Mirëpo, ai i zëvendësoi ata brenda vitit. Dukej sikur formoi një ekip të ri, edhe pse kishte disa elementë nga ekipi i vjetër. Kjo gjë ndodhi dhe tek United. Tani shikojmë se si po shkëlqejnë lojtarë si Dias, Cancelo, Zinchenko apo Foden. Gundogan duket sikur ka rilindur, po ashtu edhe Mahrez që ngjan me një lojtar tjetër nga ai që u transferua dy vite më parë”, përfundon Neville. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

PSG-BAYERN: Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa

Mbrëmjen e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit mes PSG dhe Bayern, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Në kuadër...

Recent Comments