No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Flet Aro Muriq: Nuk jam ndjerë mirë për 11 golat e pësuar,...

Flet Aro Muriq: Nuk jam ndjerë mirë për 11 golat e pësuar, është mirë të mësoj disa gjëra

Pas një kohe me skuadra që nuk i ofronin minutazh të rregullt, Arijanet Muriq e ka gjetur veten te skuadra elitare holandeze, Willem II.

Portieri i Kosovës është duke luajtur titullar në çdo ndeshje pas aventurave të hidhura te Nottingham Foresti dhe Girona.

Ndeshjet e para nuk i kishte aq të mira, sa që Muriq pranoi 11 gola në vetëm dy ndeshje, gjë për të cilën thotë se nuk është ndjerë aspak mirë.

“Natyrisht se nuk jam ndier mirë aspak. Por për mua kishte rëndësi që me gjithë golat e shumtë të pranuar, nuk kam bërë gabime të rënda”, ka thënë Muriq.

“Ndoshta kam mundur të bëj pak më shumë në një apo dy raste, por unë vendos vazhdimisht standarde të larta për vete”, tregon ai për “BD.nl”.

Tutje, ai tregon se në rast se aspekti defanziv te Willem II funksionon mirë, atëherë nuk do të pranojnë shumë gola.

“Pas këtyre dy humbjeve, jemi rikuperuar mirë si ekip. Kam pranuar vetëm një gol ndaj Den Haagut dhe atë nga penalltia. Te Sparta nuk jemi mposhtur. Nëse mbrohemi mirë si ekip, më pak topa vijnë në drejtim të portës. Mbrojtja si ekip është bazike”, potencoi portieri shqiptar nga Mali i Zi.

Ai tashmë po ndjek trajnime të gjuhet holandeze.

“Klubi dëshiron kështu. Por unë nuk kam probleme me këtë. Jam këtu dhe është mirë të mësoj disa gjëra. Unë tashmë kuptoj shumë nga ajo që flasin njerëzit në gjuhën holandeze. Ndoshta 80 për qind. Është shumë ngjashëm me gjuhën gjermane që natyrisht e flas mirë si zviceran. Por të flas vetë në gjuhën holandeze është shumë e vështirë. Në fushë ende komunikoj në anglisht, që e kuptojnë të gjithë”, ka theksuar Muriq.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

PSG-BAYERN: Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa

Mbrëmjen e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit mes PSG dhe Bayern, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Në kuadër...

Recent Comments