No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR “Nuk merremi me analista”: Nga Drita i reagojnë ashpër Granit Begollit për...

“Nuk merremi me analista”: Nga Drita i reagojnë ashpër Granit Begollit për deklaratën kundrejt Xhevdet Shabanit

Nuk ka asnjë dyshim të vetëm se Xhevdet Shabani ka qenë futbollisti më i rëndësishëm te Drita e Gjilanit në vitet e fundit.

Futbollisti i njohur me nofkën “Rrapa” ka fituar tituj kampioni në Superligë me Dritën, derisa ka marrë pjesë edhe në garat evropiane me skuadrën gjilanase.

Por, mbrëmë bëri bujë një deklaratë e analistit dhe ish-drejtorit të Prishtinës, Granit Begolli.

Begolli në një emision televiziv tha se Shabani pritet të largohet nga Drita në fund të edicionit.

Demokracia.com ka kontakatuar me zyrtarët e Dritës në lidhje me këtë çështje.

Presidenti i Dritës, Valon Murseli nuk e ka mohuar as pohuar një gjë të tillë, derisa thotë se klubi gjilanas nuk merret me analista.

“Drita nuk merret me analista, për rroga apo edhe për kontrata. Mbi 95 përqind e futbollistëve kanë kontrata edhe për më shumë se një vit”, ka thënë Valon Murseli.

“Ne jemi njëshi në këtë aspekt”, tregoi ai.

Nga ana tjetër, Demokracia.com ka kontaktuar edhe me drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberi thotë se shumica e futbollistëve kanë kontrata për më shumë se një vit.

“Drita nuk merret me deklarata të analistëve në studio. As nuk e mohoj e as nuk e pohoj”, ka deklaruar Zymberi.

“Ne nuk e kemi vetëm Xhevdet Shabanin, por edhe shumë futbollistë tjerë që kanë kontrata më shumë se një vit”, përfundoi ai.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments