No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Drita i kthehet fitores dhe kalon në pozitën e parë

Drita i kthehet fitores dhe kalon në pozitën e parë

Drita e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 3:1, në ndeshjen e javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Gjilanasit arkëtuan pikë të plota, pas dy disfatave rresht kundër Trepçës ’89 dhe Prishtinës.

Me këtë triumf, skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu është rikthyer në pozitën e parë. Brenda 15 minutave të parë të ndeshjes, Drita ka shënuar dy gola me sulmuesin e krahut, Xhevdet Shabanin. Për 1:0, Shabani e realizoi në minutën e 5-t. I njëjti lojtari shënoi edhe në minutën e 15-të nga gjuajtja e lirë. 2:0 për vendasit u mbyll pjesa e parë, ndërkaq në të dytën u shënua edhe dy gola të tjerë, nga një për secilën skuadër. Së pari, Besa e ngushtoi epërsinë e Dritës në 2:1 me golin e Ardi Hajdinit në minutën e 65-të. Por,reagimi i vendasve ishte i shpejt. Bujar Shabani shënoi minutën e 67-të për rezultatin përfundimtar 3:1. Me 47 pikë, Drita ka kaluar në pozitën e parë. Ndërkaq Besa është e fundit me vetëm shtatë pikë.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

PSG-BAYERN: Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa

Mbrëmjen e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit mes PSG dhe Bayern, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Në kuadër...

Recent Comments