No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me rezultatin 1:0, ndeshje që i takoi xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Batatina ka theksuar se Drita, Ballkani dhe Prishtina nuk kanë skuadër më të fortë se Llapi.

Por, ai ka thënë se rezultatet e dobëta në stinorin vjeshtor kanë bërë që Llapi të mbetet jashtë garës për titull të kampionit. Megjithatë, ai thekson se Llapi do të marrë pjesë në garat evropiane për edicionin e ardhshëm. Llapi zë vendin e gjashtë me 26 pikë, ndërsa Ballkani bie në vendin e dytë me 45 pikë.

“Kemi mposhtur një skuadër ë fuqishme. Kemi luajtur për të mos pësuar gol dhe ta presim momentin për të shfrytëzuar gabimet e Ballkanit. Luajtëm mirë taktikisht dhe si ekip kompakt. Futbollistët e mi dhanë maksimumin dhe nëse vazhdojmë kështu nuk do të mungojnë as rezultatet. Meritat për këtë fitore i kanë lojtarët të cilët luajtën me gjitha forcat për Llapin. Podujeva është qytet i madh, qytet i futbollit dhe as Prishtina e as Ballkani dhe Drita nuk kanë forcë më të madhe se Llapi. Jam i bindur se me paraqitje të mirë si kundër Ballkanit do të arrijmë të dalim në Evropë”, ka thënë Batatina.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments