No menu items!
Ballina KRYESORE LeBron i kundërpërgjigjet ashpër suedezit të Milanit, “hap zjarr” ndaj Ibrës

LeBron i kundërpërgjigjet ashpër suedezit të Milanit, “hap zjarr” ndaj Ibrës

LeBron James ka kundërshtuar pretendimin e Zlatan Ibrahimovic se sportistë si ai duhet ta mbajnë larg politikën. Sulmuesi i Milanit e thumboi ikonën e basketbollit të premten, duke thënë se ai po përfitonte nga statusi që ka. Ylli i Los Angeles Lakers ka qenë i hapur për çështje josportive gjatë gjithë karrierës së tij. Dhe tani është ndjerë i detyruar t’iu përgjigjet komenteve të sulmuesit suedez.

Çfarë tha Ibrahimoviç
“LeBron është fenomenal në atë që po bën, por nuk më pëlqen kur njerëzit kanë një lloj statusi dhe bëjnë politikë në të njëjtën kohë. Bëni atë që dini më mirë, merruni me sportin që ushtroni. Unë luaj futboll sepse jam më i miri në këtë sport. Nuk bëj politikë. Nëse do të isha një njeri politik, do të bëja politikë. Ky është gabimi i parë që njerëzit bëjnë, kur bëhen të famshëm dhe fitojnë një status të caktuar. Unë qëndroj larg kësaj. Thjesht bëj atë që di më mirë”.

Si është përgjigjur James
“Unë kurrë nuk do të hesht për gjëra që nuk janë në rregull. Predikoj për njerëzit e mi, kërkoj barazi. Padrejtësia sociale, racizmi, shtypja sistematike e votuesve janë gjëra që vazhdojnë në komunitetin tonë. Unë kam qenë pjesë e komunitetit tim, kam parë gjërat që po ndodhin. Kam një grup me 300 fëmijë në shkollën time, që po kalojnë të njëjtën gjë. Ata kanë nevojë për një zë. Unë jam zëri i tyre, përdor platformën time për të hedhur dritë mbi gjërat që po ndodhin, jo vetëm në komunitetin tim, por në të gjithë këtë vend dhe në botë.

Nuk ka asnjë mënyrë që unë vetëm t’i përmbahem sportit, sepse e di sa i fuqishëm është zëri im me këtë platformë. Është qesharake që ai (Ibrahimovic) i tha këto. Kujtoj vitin 2018, kur i njëjti njeri doli jashtë sportit, sepse mbiemri i tij nuk u konsiderua suedez. Për shkak se mbiemri i tij nuk ishte një mbiemër i vendit ku jeton, ai ndjeu sikur po ndodhte racizëm. Dhe reagoi ndaj kësaj, apo jo? Ai e tha atë që mendonte, apo jo? Unë flas si një mendje shumë e arsimuar. Jam djali i gabuar, nëse bëj vetëm detyrat e shtëpisë time”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Recent Comments