No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll, ku fituesi u vendos pas dy vazhdimeve.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 23:31. Por, kundërpërgjigja e vendasve nuk vonoi shumë dhe me të njëjtën monedhë iu revanshua në periudhën e dytë, 28:22, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 51:53.

Lojë e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë deri në dy minutat e fundit të kësaj pjese, ku Trepça arrin epërsi prej pesë pikëve, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 75:70. Mitrovicasit arritën epërsinë më të lartë 81:72, por Prizreni nuk u dorëzua dhe me një seri të suksesshme kalon në epërsi 81:82. Deri në çastet e fundit të 10 minutave të fundit u zhvillua përballje dramatike, por pa fitues 89:89 dhe ndeshja shkon në vazhdime. Drama në ‘Minatori’ vazhdoi edhe në vazhdime, por sërish pa fitues. Dy skuadrat shënuan nga nëntë pikë. Lojë interesante u zhvillua edhe në vazhdimin e dytë, por loja e mirë e Ivan Koljeviq ndihmoi Trepçën të shënojë fitore shumë të rëndësishme me shifrat 116:114.

Te Trepça u dalluan Stavros Toutzaiarkis me 30 pikë e 22 kërcime, Ivan Koljeviq me 28 pikë e 11 asistime dhe Drilon Hajrizi me 22 pikë, 11 kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 29 pikë e 10 kërcime, Kwame Vaughn me 27 pikë dhe Josh Martin me 15 pikë e 16 kërcime.

Trepça ka tetë fitore dhe 13 humbje, kurse Ponte Prizreni 13 fitore dhe shtatë humbje.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments