No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Zbatimi i sistemit VAR, FSHF e FFK bëhen bashkë

Zbatimi i sistemit VAR, FSHF e FFK bëhen bashkë

Sistemi VAR është projekti i madh i Federatës Shqiptare të Futbollit për Kategorinë Superiore nga sezoni 2021-2022, projekt i cili mbulohet i gjithë me buxhetin e FSHF-së.

Prej më shumë se dy vitesh Federata e Futbollit është duke punuar intensivisht për këtë projekt që do të rrisë akoma më shumë cilësinë dhe besueshmërinë e futbollit shqiptar.

“Ndërkohë që jemi pothuajse në fund të procesit parapërgatitor, në Federatën e Futbollit është zhvilluar një takim mes zyrtarëve të FSHF-së dhe homologëve të Federatës së Futbollit të Kosovës për të ndarë eksperiencën tonë, momentet ku mund të bashkëpunojmë dhe në të njëjtën kohë u ndanë hapat që duhet të ndiqen momentalisht në këtë procesi impenjativ”, thuhet në FSHF.

Homologët e FFK-së vlerësuan takimin dhe theksuan se janë duke punuar intensivisht për të arritur të jenë të gatshëm për sezonin e ardhshëm. Aktualisht kanë kaluar etapën e parë ku janë dakordësuar për parimet bazë me IFAB dhe FIFA dhe janë duke filluar procesin e trajnimit të stafit që angazhohet në proces dhe në momentin e implementimit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

PSG-BAYERN: Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa

Mbrëmjen e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit mes PSG dhe Bayern, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Në kuadër...

Recent Comments