No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Flet kapiteni i Prishtinës para ndeshjes me Trepçën ’89

Flet kapiteni i Prishtinës para ndeshjes me Trepçën ’89

Prishtina po kalon nëpër një formë shumë të mirë, derisa e ka nisur furishëm stinorin pranveror duke i shënuar tre fitore radhazi në Superligë, gjë kjo që e ka futur seriozisht në luftë për titull.

Prishtina nesër do të ketë një udhëtim të vështirë në Mitrovicë ku do të ndeshet me rivalin e vjetër Trepçës ’89.

Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka dashur ta mbajë të karikuar skuadrën duke thënë se ende asgjë nuk kanë arritur dhe se duhet shumë punë për të prekur objektivin.

“Nesër na pret ndeshje e fortë dhe normalisht duhet pasur kujdes maksimal, sepse njëjtë si ne edhe Trepça ’89 po kalon në formë të mirë. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përgatitur të vazhdojmë kështu si jemi, sepse tek e fundit ende s’kemi bërë asgjë vetëm sa e kemi zvogëluar diferencën e pikëve. Shpresojë shumë që do të vazhdojmë me fitore edhe nga ky takim”, ka thënë kapiteni, Lorik Boshnjaku për faqen zyrtare të klubit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

PSG-BAYERN: Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa

Mbrëmjen e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit mes PSG dhe Bayern, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Në kuadër...

Recent Comments