No menu items!
Ballina KRYESORE Joshua provokon Fury: E pres në duel, ai e di që unë...

Joshua provokon Fury: E pres në duel, ai e di që unë jam “shefi”

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBA e WBO) u shpreh se është i gatshëm të duelojë kudo ndaj patriotit të tij Tyson Fury. Ky i fundit është kampion bote i peshës së rëndë në kategorinë WBC.

Prej kohësh palët po diskutojnë për një sfidë mes tyre, e cila pritet të organizohet këtë verë. Një duel që do të unifikonte titujt kampionë bote të këtij Divizioni. Përpos kësaj, Joshua u shpreh se në këtë duel do të jetë ai “shefi”.

Për “Sky News”, Joshua tha: “Pandemia duket sikur po largohet dhe ne jemi duke punuar për të gjetur një datë dhe një vend për të organizuar këtë sfidë, që me sa duket se do të zhvillohet në qershor”.

“Nëse Tyson është serioz në deklaratat e tij dhe unë besoj se është i tillë, ai e di se ku të vijë dhe të më gjejë. Unë jam shefi. Unë jam gati dhe mezi e pres këtë sfidë. E vetmja gjë që dëshiroj është të dueloj, të dueloj dhe vetëm të dueloj”, tha Joshua.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Roma triumfon në derbi përballë Lazios

Roma ka shënuar fitore në derbin përball rivalit të madh të saj Lazios me rezultat 2:0. Mikhitarian e Pedro...

Presidenti Ademi përgëzon KF Ulpiana, KF Malisheva dhe KFF Mitrovica për suksesin në kampionat

Ulpiana dhe Malisheva janë anëtare të reja të Superligës së Kosovës në futboll, derisa Mitrovica për herë të katër radhazi është shpallur...

Vushtrria, kampione e Kosovës

Njomza Kelmendi ka bërë pritje vendimtare në sekondën e fundit për ta ndihmuar Vushtrrinë që ta fitoj titullin e kampionit në Superligën...

Vojvoda zhgënjen me Torinon, Ismajli shkëlqen me Spezian

Një derbi i dy futbollistëve shqiptarë është zhvilluar sot në Serie A. Ardian Ismajli me Speziane ka mposhtur shumë...

Recent Comments