No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Prishtina i afrohet titullit, Leonit Abazi flet për formën dhe arsyen e...

Prishtina i afrohet titullit, Leonit Abazi flet për formën dhe arsyen e zëvendësimit ndaj Dritës

Prishtina po kalon formë shumë të lartë në start të stinorin pranveror, duke i fituar tri ndeshje radhazi në Superligë. Kjo edhe ka bërë që ajo tash të jetë shumë seriozisht në luftë për titullin e kampionit.

Pa asnjë dyshim rezultatet e Prishtinës lidhen ngushët edhe me formën shumë të mirë që po kalon Leonit Abazi.

I ardhur me shumë buj nga Skënderbeu vitin e kaluar nuk ishte se e kapi ritmin sa duhet, por ja që tash duket i përtërirë dhe sikur ka marrë mbi supet e tij për ta quar Prishtinën aty ku mungon tash e 7 vjet – te titulli i kampionit.

Abazi në një bisedë për ka treguar për formën që po kalon ai dhe skuadra e tij me shpresë se do të kenë vazhdimësi.

“Është e vërtetë që po kaloj një formë shumë të mirë këtu, kjo fal edhe shokëve të ekipit dhe jam i lumtur për këtë gjë. Për ne çdo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe shpresoj që të japim maksimumin, kjo është kryesorja”, ka thënë Abazi për Demokracinë, duke folur më pas edhe për arsyen e zëvendësimit në pjesën e dytë nga trajneri Ramadani, ku në fillim u mendua se bëhet për shkak të lëndimit.

“Jo nuk kishte të bëjë me lëndim. Këto dita kam qenë paksa me grip i ftohur dhe është arsyja që nuk munda të vazhdoj më shumë”, përfundoi Leonit Abazi.

Të kujtojmë se Prishtina pas 21 ndeshjeve është e treta në tabelë me 41 pikë, katër me pak sesa Ballkani që është në pozitën e parë dhe tri më pak sesa Drita e dyta në tabelë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Recent Comments