No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Devolli në procedurë disiplinore

Devolli në procedurë disiplinore

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka tentuar të konfrontohet me zyrtarët dhe lojtarët e Besës, ani pse kuqezinjtë kanë tentuar ta mohojnë një gjë të tillë.

Komisioni i Garave ka hapur inicime disiplinore për trajneri e Drenicës, Bledar Devollin, ndihmësin, Skënder Mustafa dhe për klubin e Drenicës.

Të shtunën në ndeshjen Drenica – Besa, kryetrajneri i klubit nga Skënderaji, Bledar Devolli mund të dënohet rëndë pasi sipas raportit zyrtar të ndeshjes, ka hyrë në fushë i frustruar dhe ka tentuar të konfrontohet me zyrtarët dhe lojtarë e skuadrës mysafire.

Dënim mund të pësoj edhe klubi i Drenicës, për lëshimin e organizimit pas ndeshjes Drenica – Besa.

Inicimet disiplinore të Komisionit të Garave

-ndaj ndihmëstrajnerit të KF “Drenica”, Skënder Mustafa, ID nr 010189M66.
Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Drenica-Besa, sulmon futbollistin e FC “ Besa “ me nr 34 Agon Gjaka, duke e kapur për fyti më të dy duart, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq, sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.

-ndaj kryetrajnerit të KF “ Drenica”, Bledar Devolli ID nr 009906M78.
Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Drenica-Besa, edhe pse ishte nën masën disiplinore të shqiptuar nga KD i FFK-së, hyn në fushë dhe dukshëm i frustruar nga rezultati i ndeshjes ofendon dhe tenton të konfrontohet me zyrtarët dhe lojtarët e ekipit mysafir. Me të njëjtat sjellje vazhdon edhe në lokalet zyrtare duke fyer rëndë zyrtarët e FC “Besa“, sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes.

-ndaj KF “ Drenica”
Motivi: lëshim në organizim të ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes Drenica – Besa lejohen persona të paautorizuar të futen në fushën e lojës dhe në lokalet zyrtare duke shkaktuar tensione të panevojshme, sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes.

-ndaj kryetarit të KF “KEK-u”, Besnik Mjeku
Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes KEK-u – Kika, derisa gjyqtarët po shkonin në zhveshtore tentoi ta sulmojë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, mirëpo pas reagimit të policisë parandalohet sulmi. Me këtë rast gjyqtari kryesor e ndëshkon atë me karton të kuq, sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

-ndaj kryetarit të KF “Kika“ Naim Biçkaj.
Motivi: Në minutën e 34-t anulohet goli i parregullt, në çka kishte reaguar i sipërpërmenduri duke ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor dhe asistentin e dytë dhe është ndëshkuar  me kartonin e verdhë. I njëjti vazhdon me ofendime dhe gjyqtari kryesor e ndëshkon me kartonin e kuq direkt, sipas raportit të gjyqtarit të ndeshjes.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments