No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Devolli demanton presidentin e Drenicës: Nuk kam dhënë dorëheqje

Devolli demanton presidentin e Drenicës: Nuk kam dhënë dorëheqje

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka mohuar zërat që ka ofruar dorëheqje nga posti, pas rezultateve negative në sezonin pranveror.

Në fakt, presidenti i klubit Ilir Veliqi të martën deklaroi që Devolli ka dhënë dorëheqje por ajo nuk është pranuar nga kryesia.

“Jo nuk kam dhënë dorëheqje. Ju duhet të pyesni presidentin çfarë ka thënë, unë po ju them që nuk kam dhënë dorëheqje” deklaroi Devolli për Indeksonline.

Pas barazimit me Besën, presidenti Ilir Veliqi është takuar me trajnerin shqiptar.

“Pas ndeshjes, jemi takuar, kam qenë unë personalisht aty, Devolli ka ofruar dorëheqje, por nuk pranuam. Ne trajnerit ia kemi plotësuar thuajse 80 përqind të kërkesave, dhe tani duhet të vijnë edhe rezultatet” deklaroi Veliqi për Zërin.

Pas 20 javësh, Drenica është e 9-ta në renditjen tabelare të Superligës me 20 pikë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

PSG-BAYERN: Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa

Mbrëmjen e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit mes PSG dhe Bayern, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Në kuadër...

Recent Comments