No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Tovërlani: Disa lojtarë nuk e meritojnë pagën që e marrin në Kosovë

Tovërlani: Disa lojtarë nuk e meritojnë pagën që e marrin në Kosovë

Gjilani sot ka pësuar një humbje bukur të madhe si mysafirë ndaj Llapit, humbje kjo që nuk është pritur mirë as nga shtabi teknik e as nga tifozët.

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli pas ndeshjes tha se luajtëm pa përgjegjësi sidomos në pjesën e parë.

Gjilani njihet si një skuadër shumë mirë e organizuar, madje edhe me paga pothuaj më të mëdha në Kosovë, por ja që rezultate po mungojnë.

Këtë gjë e ka komentuar edhe trajneri i njohur kosovar Afrim Tovërlani, i cili ka thënë se disa lojtarë në Kosovë nuk e meritojnë këtë pagë.

“Mua me vjen keq të them, por disa lojtarë nuk e meritojnë pagën  që e marrin këtu. Mundesh mos me pas fat të një rast, mundesh me pas një lojë të keqe dhe jo ditën tënde, por assesi nuk arsyetohet mosangazhimi dhe dëshira për me dhënë me të mirën në fanellë. Të paguash 5-6 mijë euro dhe mos ta japësh maksimumin në fushë nuk ka justifikim”, ka thënë Tovërlani në “Dueli Sportiv” duke shtuar.

“Nuk dua të hy në detaje, por u pa që në fushë nuk kishte përgjegjësi në fushë. Unë ju them disa lojtarëve që po vijnë këtu se mos të mendojnë se ne nuk e njohim futbollin. As kryeministri as presidenti i shtetit nuk e kanë 5 mijë euro rrogën. Pra këtu nuk është paga e vogël dhe nuk guxon futbollisti të mos e jap më të mirën”, ka vlerësuar Tovërlani. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments