No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Profa: Si Gjilani u eliminua edhe Real Madridi!

Profa: Si Gjilani u eliminua edhe Real Madridi!

Gjilani i cili ishte njëri nga pretendentet kryesor për ta fituar Kupën e Kosovës, në 1/8-të e finales është befasuar nga Istogu me rezultat prej 2 me 0, duke u eliminuar më herët se që është pritur.

Kryetrajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, nuk ishte aspak i kënaqur me eliminimin e hershëm e sidomos kur ishin edhe favorizues në këtë ndeshje.

‘Profa’ në një intervstë të dhënë për mediumin ‘ATV’, ka deklaruar se nuk e kishin pritur të humbasin nga Istogu, madje duke shtuar se kjo nuk është që i ka ndodhur vetëm Gjilanit, por edhe Real Madridit e Bayern Munichenit.

“Ne si skuadër favorizuese jemi shkuar me të gjitha forcat për të marrë fitore, por kundërshtari që nuk është i favorizuar ka gjithmonë një përparësi që mos të pësoj, mbyllet dhe e dënojnë kundërshtarin, ku kështu e pësuam edhe ne. Kështu ka pësuar edhe Real Madridi prej Ligës së Tretë dhe Bayern Munchen nga Kategoria e Dytë”, ka deklaruar Sokoli.

Ndërkohë, në javën e 19-të e që ishte edhe hapëse për sezonin pranveror Gjilani në udhëtim nxori një barazim kundër Feronikelit në Drenas.

Kurse në javën e 20-të, të besuarit e Bylbyl Sokolit do të ndeshen me Llapin.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

Recent Comments