No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Oferta e Manchester City për Messin “hyn në ujë”, zbulohet shifra e...

Oferta e Manchester City për Messin “hyn në ujë”, zbulohet shifra e re

Manchester City ndryshon mendjen. Qytetarët tentojnë të bindin Leo Messin për ta bërë pjesë të ekipit të tyre me një ofertë më të ulët se në verë. Anglezët i ofruan argjentinasit 600 milion sterlina për të nënshkruar për 5 vite, e përkthyer ndryshe në 2.3 milion sterlina në javë.

Messi në verë del lojtar i lirë dhe SunSport tani raporton se City e ka reduktuar ofertën. Tashmë për sulmuesin e Barcelonës ofrohen 430 milion sterlina. Bëhet fjalë për një marrëveshje 8-vjeçare, pasi Messi do të ishte një ambasador për klubet që kanë sheikët në zotërim.

34-vjeçari kërkohet edhe nga PSG, që mbetet të shihet se çfarë ofron. Te Manchester City janë rrudhur për shkak të krizës financiare të krijuar nga pandemia e COVID-19 që ka pushtuar botën dhe i ka shkaktuar dëme të mëdha futbollin.

Plani i City është që Messi të luajë dy sezone në Premier League dhe më pas për dy sezone të transferohet në MLS, te Neë York City, ndërsa në fund të provonte një eksperiencë në Indi ose në Emiratet e Bashkuara Arabe, kur të jetë rreth të 40-ve. Pavarësisht pagës së lartë, Messi është një makineri që sjell shumë para e sponsorë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Benzema – Mbappe: Franca e “frikshme” në “Euro 2020”, kështu mund të duket 11-shja më e mirë e tyre

Kombëtarja e Francës është një ndër favoritët kryesor për të triumfuar në Kampionatin Evropian “Euro2020”. Kampionët në fuqi të...

Goli më i bukur i javës në Evropë u shënua në Serie A, lojtari portugez realizoi gol të pabesueshëm

Një ndër golat më të bukur që keni parë javën që lamë pas është realizuar në Serie A. Gjegjësisht,...

Bruno Fernandes zgjedhet lojtari më i mirë te Manchester United

Bruno Fernandes është kurorëzuar me çmimin e lojtarit të vitit te Manchester United për sezonin e dytë radhazi. Mesfushori...

Transferimi i madh i verës një hap larg, Alaba nënshkruan marrëveshje me Real Madridin

Real Madridi ka gati tashmë transferimin e parë të afatit kalimtar veror për të përforcuar skuadrën. David Alaba, lojtari...

Recent Comments