No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Mediat kroate: E turpshme ajo që ndodhi në Serbi, asnjë protokoll nuk...

Mediat kroate: E turpshme ajo që ndodhi në Serbi, asnjë protokoll nuk u respektua, kishte edhe fyrje raciste

Milani e mbylli me rezultat të barabartë 2:2 sfidën ndaj Crvena Zvezdës në Beograd e luajtur në kuadër të Ligës së Europës, por jo gjithçka kaloi në paqe siç kaloi në stadiumet tjera europiane.

Ashtu si edhe shumë klube tjera më herët, edhe Milani është përballur me fyerje raciste, derisa shënjestër këtë herë ishin futbollisti boshnjak Zlatan Ibraimoviq dhe ai kroat Ante Rebiq.

Sipas portalit kroat Tportal.hr, transmeton Demokracia.com, tifozët e Zvezdës, të cilët nuk duhej të ishin fare në stadium, e fyen brutalisht sulmuesin boshnjak me pasaportë suedeze.

“Skuadra shkeli të gjitha protokollet e mundshme epidemiologjike por dhe protokollet e tjera të përshkruara nga UEFA, dhe disa qindra tifozë të Zvezdës u gjendën në stadiumin ‘Rajko Mitic’, i njohur më mirë si “Marakana”.

Shumica e tyre ishin në kabinat e stadiumit, por disa u vendosën në tribuna vetë, duke injoruar të gjitha ndalimet, derisa nikoqiri i ndeshjes, Zvezda, nuk bëri asgjë për t’i larguar ata.

Mediat italiane që ishin në stadium, pretendojnë se Zvezda ka shkelur qartë protokollin e rreptë të UEFA-s dhe është e sigurt që ata do të përballen me një ndëshkim drastik për këtë. Sidomos sepse të gjitha mediat në Itali shkruajnë për brohoritje nga shtëpizat e mbushura me njerëz në Maracana”, shkruan Tportal.hr.

Gjithsesi, historia nuk mbaron këtu. Për shkak se këta tifozë, të cilët nuk është dashur të jenë aty, ‘inkurajuan’ dhe fyen në mënyrë brutale Zlatan Ibrahimoviç i cili shikonte ndeshjen nga bankina dhe Ante Rebiçin.

Pasi Milani kaloi në avantazh, Ibrahimoviç u hodh dhe festoi golin, gjë që tërboi grupin e Delije i cili për ‘mrekullisht’, arriti të hynte në stadium.

Fyerjet ishin të ulëta që mund të dëgjohen edhe në video e cila u përhap shpejt në rrjetet sociale.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që UEFA përballet me akte raciste në stadiumet serbe, por ja që ajo asnjëherë nuk ka marrë masat që duhej të përdorën në këso raste, me shpresë se këtë herë do ti japin një mësim të mirë Crvena Zvezdës.

 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments