No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Zhdrella komenton shortin e Kupës: Trepça ’89 kundërshtar i vështirë por ne...

Zhdrella komenton shortin e Kupës: Trepça ’89 kundërshtar i vështirë por ne kualifikohemi

Llapi ka mësuar sot kundërshtarin e çerekfinales së Kupës së Kosovës.

“Goglat” deshën që në çerekfinale Llapin ta vendosin përballë Trepçës ’89, sfidë kjo që do të luhet në Mitrovicë me 16 ose 17 mars.

Kapiteni dhe futbollisti kryesor i Llapit, Mentor Zhdrella në një bisedë për Demokracia.com e ka komentuar shortin derisa ka thënë se skuadra mitrovicase  është një rivale e madh.

“Është një ndeshje e vështirë. Çdo ekip që është në këtë fazë nuk ka arritur deri këtu rastësisht, kështu që të gjitha skuadrat janë të forta”, ka thënë fillimisht Zhdrella.

“Trepça ’89, ka një ekip të fortë dhe me traditë dhe duhet shumë punë ndaj tyre. Megjithatë, deri atëherë ka ende kohë dhe ne do të fokusohemi te ndeshjet e radhës në kampionat. Sigurisht, deri atëherë do ta përgatisim ndeshjen shumë mirë dhe presim kualifikimin”, ka përfunduar Mentor Zhdrella.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments