No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Sporti në Ditën e Pavarësisë: Rrëfehet ish-ushtari i UÇK-së tash trajner futbolli

Sporti në Ditën e Pavarësisë: Rrëfehet ish-ushtari i UÇK-së tash trajner futbolli

Kosova sot po e shënon 13 vjetorin e shtetësisë së saj. Shumë sakrificë, shumë vuajte e shumë mundë, nga shumë gjenerata u dhanë për këtë ditë që po e gëzojmë.

Fal kësaj edhe sporti ynë frymon lirshëm. Sportistët nuk janë të izoluar dhe vlerat e tyre tashmë kanë thyer shumë kufij duke e bërë botën të flas për ta.

Por si po e gjen sportin kosovar 13 vjetori i pavarësisë. Çfarë po bën sporti për shtetin dhe a po bëjnë mjaftueshëm institucionet për sportin e Kosovës.

Për Demokracia.com, emocionet e kësaj dite të madhe i ka rrëfyer ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash trajner te Llapi, Tahir Batatina.

“Kjo ditë për gjithë kombin shqiptar është ditë historike, por për mua dhe shumë luftëtarë ka një gëzim por edhe shumë pikëllim për arsye se shumë shokë që ranë në altarin e lirisë sot nuk janë në mesin tonë për ta festuar së bashku.

Respekt i veçantë shkon për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranët e luftës”, ka thënë fillimisht Batatina duke folur më pas për sportin dhe gjendjen e tij.

“Kam pritur më shumë nga institucionet tona shtetërore për rininë sepse ne rinia ishim që e lamë familjen, e lamë jetën luksoze dhe ju bashkuam luftës”, vlerësojë tekniku llapjan.

Fatkeqësisht kjo ditë po e gjen sportin tonë në një situatë shumë të vështirë financiare, kjo për shkak të pandemisë COVID-19 që ka sjell shumë telashe jo vetëm për sporti por për gjithë sferën e jetës

Batatina ka thënë se është koha që institucionet të bëjnë shumë më shumë për sportin e sidomos për donatorët që po sakrifikojnë për ta mbajtur gjallë sportin.

“Rinia jonë e kanë talentin në sport dhe posaçërisht në futboll, por për fat të keq shumë pak kanë bërë deri tash institucionet tona shtetërore për t’i ngritur vlerat e tyre.

Njerëzit më meritorë padyshim janë të gjithë donatoret e klubeve që po e ndajnë kafshatën e familjes për rininë tonë dhe sportin tonë ndërsa institucionet tona duhet ta ndryshojnë qasjen ndaj sportit dhe të ndryshohen shumë ligje që të përkrahet sporti”, ka përfunduar Tahir Batatina që përveçqë është trajner në skuadër e Llapit ai është edhe donator aty.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Gazetari spanjoll zbulon detajin që e çon Messin te PSG

Shumë fjalë rreth Leo Messit. Ylli i Barcelonës del lojtar i lirë më 30 qershor dhe shanset që të qëndrojë në La Liga herë...

Pirlo: Interi vetëm pikë ka më shumë se Juventusi! Spezia? Ishim të lodhur

Juventusi fitoi dje kundër Spezia me rezultatin 3-0 dhe në pamje të parë mund të duket një fitore e lehtë, por nuk...

Flet Aro Muriq: Nuk jam ndjerë mirë për 11 golat e pësuar, është mirë të mësoj disa gjëra

Pas një kohe me skuadra që nuk i ofronin minutazh të rregullt, Arijanet Muriq e ka gjetur veten te skuadra elitare holandeze, Willem II. Portieri...

Ahmeti flet për përballjen e nxehtë me Prishtinën: Edhe një pikë nuk është keq!

Stinori pranverorë në Superligën e Kosovës në futboll po duket shumë më i nxehtë sesa është parashikuar. Lufta si për titull ashtu edhe për ekzistencë...

Recent Comments