No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Spektakël i PSG në “Camp Nou”, feston edhe Liverpool

Spektakël i PSG në “Camp Nou”, feston edhe Liverpool

Barcelona ka pësuar një tjetër tronditje pas asaj që e pësoi vitin e kaluar nga Bayern Munich, kur u mposht me rezultat 8:2 në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Lionel Messit, është mundur në fushën e vetë, këtë herë nga PSG me rezultat 1:4, në një ndeshje që i tërë spektakli i takoi Kylian Mbappes që shënoi tre gola, një gol e shënoi Kean. Për Barcelonën realizoi Messi nga penalltia.

Kampioni i Francës me katër gola si mysafirë në “Camp Nou”, sikur e ka kryer gjithë punën dhe takimin kthyes që e zhvillon në Parisë pas dy javëve e pret shumë i qetë.


Në takimin tjetër të mbrëmjes së sotme, Liverpoool ka marrë fitore të pritur ndaj Leipzig me rezultat 0:2, në sfidën që u zhvillua në terren neutral në Budapest të Hungarisë. Salah e Sane shënuan për skuadrën e Jurgen Kloop e cila duket me një këmbë në gjysmëfinale.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments