No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Mesazhi i presidentit të FFK-së për Ditën e Pavarësisë

Mesazhi i presidentit të FFK-së për Ditën e Pavarësisë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shkruar një mesazh urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Republika e Kosovës sot (17 shkurt 2021) shënon 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Mesazhi i plotë i të parit të FFK-së:

Të nderuar krerë të institucioneve shtetërore,

Familje të heronjve e të dëshmorëve,

Invalidë e veteranë të luftës;

Të nderuar futbollistë e futbolliste, drejtues të klubeve, trajnerë, ish-udhëheqës të sportit, ish-futbollistë, gjyqtarë, anëtarë të FFK-së, Dardanë e tifozë të klubeve, sponsorë e donatorë;

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

17 Shkurti është data më e rëndësishme e historisë sonë të re.

Sot, Kosova feston 13 vjetorin e Pavarësisë, një ditë kjo sa e veçantë po aq e lavdishme dhe emocionuese.

Gjatë këtij rrugëtimi 13-vjeçar kemi bërë përparime të dukshme në çdo sferë të jetës, por kemi ende shumëçka për të bërë.

Për këtë ditë të madhe populli ynë kaloi nëpër shumë peripeci e sakrifica, prandaj çdo herë në ditë të tilla si kjo duhet të kujtojmë me krenari të gjithë ata që kontribuuan dhe i shërbyen atdheut nëpër dekada.

Sporti në këto 13 vjet është dëshmuar si ambasadori më i mirë i shtetit. E futbolli në këtë drejtim ka bërë shumë, pasi paraqitjet e suksesshme të Kombëtares tonë në të gjitha kategoritë, por edhe kultura e lartë sportive dhe kreativiteti i tifozëve tanë Dardanët kanë bërë që shteti ynë të promovohet në mënyrën më të mirë të mundshme kudo në botë.

Besoj fuqishëm se edhe gjatë këtij viti të arriturat e shtetit tonë nuk do të mungojnë, jo vetëm në sport por në çdo sferë tjetër.

Uroj që sa më parë ta tejkalojmë sfidën e madhe me pandeminë Covid-19 dhe t’i rikthehemi jetës normale, duke punuar secili prej nesh në profesionin e tij me kapacitete të plota në forcimin e shtetit tonë.

Gjithashtu, uroj që festat e ardhshme t’i kremtojmë me suksese të reja.

E gëzofshim për jetë e mot 17 Shkurtin!

Zoti e bekoftë Pavarësinë e Kosovës,

Zoti e bekoftë popullin e Kosovës,

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kuvendi i Punës i FFK-së më 8 prill

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Në këtë takim është vendosur që Kuvendi...

Klopp e Solskjaer njëzëri: Nuk i lëmë futbollistët t’i bashkohen Kombëtareve

Një problem serioz në horizont për trajnerët e Premier League-s. Nga data 22 deri më 31 mars, do të ndërpriten të gjitha...

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Recent Comments