No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Shosholli analizon startin e garave: Prishtina tregoi formë të mirë, Feronikeli e...

Shosholli analizon startin e garave: Prishtina tregoi formë të mirë, Feronikeli e Trepça ’89 dështuan

Stinori pranveror në elitën e futbollit kosovar nisi vikendin që lamë pas. Ashtu siç ishte paralajmëruar se do të kemi një start të nxehtë ashtu edhe doli.

Edhe pse ndeshjet u zhvilluan në kushte shumë të vështira në një mot të ligë, futbollistë në fushë dhanë maksimumin për të marrë objektivin që kishin.

Trajner i mirënjohur kosovar, Ajet Shosholli në një bisedë për Demokracia i ka bërë analizë startit të garave, derisa ka thënë se Prishtina ishte skuadra që i përmbushi pritshmëritë në këtë fillim. Sipas tij dy skuadrat që nuk duhet të jenë të kënaqura me paraqitje janë Feronikeli e Trepça ’89.

“Edhe pse në kushte pandemie dhe në kushte të pa përshtatshme atmosferike, shumica e ekipeve shihet që kanë bërë përgatitje relativisht të mirë (të gjitha jashtë vendit ) në Antalia e në Shqipëri me qëllim që të arrijnë formën e duhur për fillimin e sezonës pranverore”, ka thënë në fillim Shosholl, duke folur më pas për paraqitjet e skuadrave në ndeshjet e para.

“Atë që pamë në xhiron e parë, mund të them që ishte një start apo fillim i suksesshëm i kampionatit edhe në këto kushte të vështira atmosferike.  Fakti që në këtë xhiro u shënuan 12 gola (2 gola e gjysmë mesatarja për ndeshje ) tregon një efikasitet të kënaqshme të shënimeve”, vlerësoi tekniku mitrovicas.

Dy skuadrat që mund të thuhet se dështuan në këtë fillim janë Feronikeli e Trepça ‘89 të cilat nuk mundën të marrin më shumë sesa një pikë në fushën e vetë. “Nikli” barazoi me Gjilanin e Trepça ’89 me Arbërinë me rezultat identik 1:1.

“Rezultatet e arritura janë pothuajse reale, përveç ndoshta dy barazimeve të “Niklit” dhe Trepçës ‘89 që është pritur ndoshta më tepër.  Përndryshe formën më të mirë për këto ndeshje të Kupës dhe të kampionatit, e ka treguar Prishtina e cila e fitoi Superkupën, mbeti në garë për Kupën dhe fitoi ndeshjen e parë kampionale, që do të thotë në tri ndeshje ka tri fitore”, ka thënë ish trajneri i Prishtinës dhe shumë skuadrave tjera.

Drita e Ballkani dështuan në garat e Kupës kur u eliminuan në 1/8 e finales së Kupës, por në ndeshjet kampionate triumfuan.

“Drita, humbi  Superkupën dhe u eliminua nga gara e Kupës, (prej tri ndeshjeve i humbi dy) që nuk tregon një formë të mirë. Tash i mbetet që të gjitha forcat t’i përqendrojë në kampionat ta  mbrojë titullin e vitit të kaluar.

Ballkani u eliminua nga Kupa por lufton për dy vendet e para në tabelë që qojnë në Europë derisa Gjilanit i mbetet që t’i jepet rasti të luftojë së paku për vendin e dytë e që do të varet prej rezultateve të Ballkanit dhe të Prishtinës”, shtoi Shosholli.

Sa i përket luftës për mbijetesë, ajo pritet të jetë shumë e zjarrtë dhe e paparashikuar.

“Prej vendit të pestë (Ferronikli ) dhe deri te vendi i nëntë (Drenica), dallimi është vetëm pesë pikë dhe të gjitha këto ekipe do të luftojnë për t’i ikur rënies direkte dhe barazhit. Besa mendoj që e ka të pamundur që të bëjë ndonjë mrekulli dhe të shpëtojë nga rënia.

Gjithsesi, vazhdimi i garës do të jetë i rëndësishëm se cila ekip do ta arrijë sa më shpejt formën e duhur, për të krijuar rezultate për objektivat që i kanë, si për kreun e tabelës e poashtu edhe për pjesën e poshtme të tabelës”, ka përfunduar Ajet Shosholli.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

Recent Comments