No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Guardiola për Ederson: Më i mirë se Neuer e Valdes

Guardiola për Ederson: Më i mirë se Neuer e Valdes

Manchester City këtë sezon është në formë të frikshme dhe po shkëlqen në të gjitha aspektet. Një portier i mirë është më shumë se nevojë dhe Guardiola duket se ka goditur në shenjë me Ederson.

Braziliani është “mace” mes katërkëndëshit dhe shkëlqen gjithashtu në atë që Guardiola e ka aq merak, lojën me këmbë. Spanjolli në një intervistë të dhënë së fundmi thekson se Ederson është më i mirë se Neuer dhe se Valdes në lojën me këmbë.

“Ederson më këmbë është më i miri, cilësia e tij e pasimit është padyshim më e mira. Manuel Neuer dhe Victor Valdes ishin gjithashtu të jashtëzakonshëm, por Ederson ka cilësitë më të mira në pasim. Gjithsesi, nuk mund të them se cili është portieri më i mirë në botë”, u shpreh Guardiola.

Guardiola muaj më parë tregonte se gjatë eksperiencës së tij te Bayern Munchen kishte në plan të aktivizonte Manuel Neuer në mesfushë, por në fund u ndalua nga drejtuesit sepse ata e konsideronin shpërfillje ndaj kundërshtarit. Me siguri sheikët nuk e ndalojnë ta bëjë këtë me Ederson.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments