No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Numri 1 i FFK-së në takim me Infantinon

Numri 1 i FFK-së në takim me Infantinon

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sot, ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino me presidentët e konfederatave dhe federatave kombëtare në Doha të Katarit, në prag të ndeshjes finale të Kupës së Botës për klube ndërmjet skuadrës gjermane Bayern Munich dhe skuadrës meksikane, Tigres UANL. Në këtë takim, presidenti i FIFA-s u shpreh i lumtur që pas një kohe të gjatë u bënë sërish të gjithë bashkë në eventin e parë pas pandemisë. Numri një i FIFA-s theksoi gatishmërinë e institucionit që drejton për t’i qëndruar gjithmonë afër konfederatave dhe federatave anëtare të saj në këtë kohë të vështirë, pasi siç theksoi janë vetë këto federata ato që e përbëjnë shtëpinë e futbollit botëror – FIFA. Infantino i falënderoi drejtuesit e të gjitha federatave për pjesëmarrjen në këtë event. Ndërkohë, edhe presidenti Agim Ademi në takimin që kishte me presidentin e FIFA-s u shpreh falënderues për mbështetjen që ka bërë ky institucion për FFK-në, teksa uroi që sa më parë ta kalojmë këtë sfidë të vështirë globale me pandeminë dhe futbollit t’i kthehen tifozët në stadiume për t’i dhënë magjinë e vërtetë. Gjatë qëndrimit në Doha, presidenti Ademi ka bashkëbiseduar edhe me homologë nga federatat tjera, ku janë shkëmbyer përvojat e ndryshme dhe veçmas ato në menaxhimin e pandemisë Covid-19.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments