No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR As Varane nuk rinovon me Realin, Perez peshkon zëvendësuesit

As Varane nuk rinovon me Realin, Perez peshkon zëvendësuesit

Real Madrid është përballë një eksodi në repartin e mbrojtjes dhe do i duhet të veprojë shpejt në verën e ardhshme. Sergio Ramos mbyll kontratën e tij në verë dhe nuk dëshiron të rinovojë, teksa lajmet janë se ai ka zgjedhur Manchester United për të vazhduar karrierën.

Edhe Raphael Varane duket se dëshiron të largohet. Lajmet në lidhje me këtë kanë nisur që në verën e shkuar, por ai është ende në Madrid, teksa tani ka ardhur momenti i së vërtetës. Kampioni i Botës duhet të vendosë para verës nëse dëshiron ë rinovojë kontratën, që përfundon në verën e vitit 2022.

Nëse ai nuk rinovon, Real Madrid do të jetë i gatshëm të presë oferta për yllin e Francës, për të mos e humbur me parametra zero. Shumë klube janë të interesuar për Varane, teksa Real ka nisur kërkimet që tani për ta zëvendësuar. Jules Koune, Pau Torres dhe Diego Carlos mësohet të jenë shënjestrat e Perez në merkato.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

PSG-BAYERN: Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa

Mbrëmjen e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit mes PSG dhe Bayern, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Në kuadër...

Recent Comments